image Pamje nga vendi ku ndodhi përleshja me thika në Prishtinë

Sinjalizime

Pamje nga vendi ku ndodhi përleshja me thika në Prishtinë

news image

Një person dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë nga disa qytetarët në mbrëmjen e sotme në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Borovci për Sinjalin.

/GazetaSinjali/