image Pamje nga përleshja e nxënësve afër shkollës së mesme në Prishtinë

Siguri

Pamje nga përleshja e nxënësve afër shkollës së mesme në Prishtinë

news image

Dje rreth orës 09:40, në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje mes disa personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, në lidhje me rastin, tre persona janë shoqëruar në polici pasi kanë sulmuar fizikisht një vajzë dhe një djalë të mitur.

Ndërsa Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të kësaj përleshje, ku shihet një grumbull nxënësish te Shkolla e Mesme e Lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Në këto pamje shihet që disa persona po grushtonin njëri- tjetrin, por sipas sinjalizuesit vajza është sulmuar aksidentalisht.

Sinjali iu sjell më poshtë videon:

/GazetaSinjali/