image Pak minuta pas ndërrimit të motmoteve prishtinasi kapet me katër qese marihuanë

Kosovë

Policia/ Pak minuta pas ndërrimit të motmoteve prishtinasi kapet me katër qese marihuanë

news image

Në sheshin ‘Skenderbeu’ të Prishtinës, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për posedim të narkotikëve.

Pas kontrollit, atij i janë gjetur katër qese të vogla marihuanë.

Policia njofton se pas intervistimit i njëjti është liruar.

“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 01.01.2020-01:30. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 4 (katër) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të  llojit marihuanë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/