image Pacolli bie në kontakt me personin që e ndihmoi policinë ta kapte Dardan Krivaqën, do ta shpërblejë atë

Sociale

Pacolli bie në kontakt me personin që e ndihmoi policinë ta kapte Dardan Krivaqën, do ta shpërblejë atë

news image

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli,  ka arritur të bie në kontakt me personin që i ndihmoi policisë ta kapte Dardan Krivaqën, të dyshuarin për vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Ai gjatë ditës së sotme ka ofruar shpërblim për këdo që ndihmon në kapjen e Krivaqës.

Kjo është bërë e ditur nga Naim Murseli, këshilltar i Behgjet Pacollit.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë”, është shprehur ai. /Gazeta Sinjali/