image OVL e UÇK-së: Veç kur të na hyjnë policia serbe e të na thonë 'daj mi ličnu kartu'

Sociale

OVL e UÇK-së: Veç kur të na hyjnë policia serbe e të na thonë ‘daj mi ličnu kartu’

news image

Sot në kishën e papërfunduar serbe që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për herë të parë që nga viti 1998, është mbajtur një liturgji, raporton Gazeta Sinjali.

Në mes të reagimeve të shumta për organizimin e këtij rituali, ishte edhe reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka ironizuar, duke përdoruar shprehje në gjuhën serbe.

“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë ‘daj mi ličnu kartu’ (ma jep letërnjoftimin)”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Qeveria e Kosovës nuk ka dalë ende me një qëndrim për këtë ndodhi./Gazeta Sinjali/