image "Ose 14 mijë euro ose qiti prindërit prej shtëpisë"/ Ky është i dyshuari që u kap për fajde në Prishtinë
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

“Ose 14 mijë euro ose qiti prindërit prej shtëpisë”/ Ky është i dyshuari që u kap për fajde në Prishtinë

news image

Më 6 shtator Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar për “fajde” pasi i njëjti dyshohet se kishte kërcënuar një person tjetër, duke ia kërkuar kamatën e fajdes. Ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, shkruan Gazeta Sinjali.

Kush është i dyshuari dhe si ndodhi ngjarja?  

Sinjali ka mësuar se nga muaji maj deri në momentin e arrestimit, i dyshuari Mërgim Bukoshi, e kishte kërcënuar në vazhdimësi viktimën M.M, për një borxh të fajdes.

I dyshuari Bukoshi e kishte kërcënuar viktimën në atë mënyrë, duke i thënë se “ose bëj 14 mijë euro dhe na jep ose qiti prindërit prej shtëpisë”.

Lidhur me këtë rast i njëjti është arrestuar në fshatin Hajvali të Prishtinës më 06 shtator, kurse një ditë më pas është kërkuar masa e paraburgimit ndaj tij, kërkesë kjo që u aprovua nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 08 shtator.

Bukoshi dyshohet për dy vepra penale, “fajde” dhe “kanosje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/