image Oraret e autobusëve në Prishtinë tani në “Google Maps”

Teknologji/ Oraret e autobusëve në Prishtinë tani në “Google Maps”

news image

Aplikacioni i njohur i hartave “Maps”, në kuadër të gjigantit teknologjik “Google”, ka filluar t’i shfaq linjat e autobusëve në Prishtinë.

Së bashku me oraret e destinacioneve të caktuara brenda kryeqytetit, tregohen edhe çmimet e biletave së bashku me numrin e autobusit urban.

Poashtu, në këtë aplikacion tregohet edhe ora e saktë se kur autobusi lë stacionin për të shkuar në vendodhjen e caktuar.

Ky shërbim funksionon si në telefona ashtu edhe në pajisje të tjera elektronike./Gazeta Sinjali/