image Nxirret nga "Veneta Travel" trupi i pajetë i pronarit i cili dyshohet se kreu vetëvrasje - Sinjali

Nxirret nga “Veneta Travel” trupi i pajetë i pronarit i cili dyshohet se kreu vetëvrasje

news image

Trupi i pajetë i Ilaz Beqirit, pronarit të agjencionit “Veneta Travel”, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e sotëm, është nxjerrë nga objekti i agjencionit në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kufoma do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në kryeqytet.

Largimi i trupi të tij u bë më shumë se dy orë pas momentit që Ilazi dyshohet se ka kryer aktin./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin