image Po nxirren trupat e pajetë të familjarëve që u vranë sonte në Pozharan të Vitisë

Siguri

Po nxirren trupat e pajetë të familjarëve që u vranë sonte në Pozharan të Vitisë

news image

Trupat e pajetë të Makfire, Arbër dhe Hamdi Zukës janë duke u nxjerrë nga shtëpia e tyre në fshatin Pozharan të Vitisë, ku dyshohet se u vranë nga kryefamiljari Fetah Zuka, shkruan Gazeta Sinjali.

Trupat e tyre do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Vrasja e tyre ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 dhe që nga ajo kohë hetuesit, njësitet e forenzikës dhe krim-teknikës, si dhe kryeprokruori i sapozgjedhur i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, janë marrë me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe me intervistimin e dëshmitarëve.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se Fetahu fillimisht e ka vrarë gruan e tij, Makfiren dhe më pas ka shtënë në djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka, duke i lënë të vdekur brenda shtëpisë.

Pasi i privoi nga jeta tre anëtarët e familjes së tij, Fetahu më pas dyshohet se ka dalë nga shtëpia dhe në një distancë rreth 15 metra nga aty, ka kryer vetëvrasje.

Afër trupit të pajetë të Fetahut është gjetur edhe një armë e shkurtër, revole, me të cilën ai dyshohet se ka kryer vrasjet dhe më pas e ka qëlluar veten në gojë./Gazeta Sinjali/