image Këta janë katër anëtarët e familjes që u vranë sonte në Pozharan të Vitisë

Siguri

Këta janë katër anëtarët e familjes që u vranë sonte në Pozharan të Vitisë

news image

Sonte rreth orës 18:00 në fshatin Pozharan të Vitisë ka ndodhur një vrasje e katërfishtë, ku kryefamiljari dyshohet se fillimisht ka vrarë tre anëtarët e familjes dhe më pas veten, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi sonte se familja kishte ardhur nga Zvicra për pushim në Kosovë.

Gazeta Sinjali raportoi po ashtu se mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është Fetah Zuka.

Ndërkaq familjarët që u vranë nga Fetahu dyshohet se janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka.

Burime të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se çifti bashkëshortor ka vite që nuk qëndrojnë mirë me njëri-tjetrin.

Këto burime thonë se nga hetimet e para dyshohet se Fetahu ka vrarë fillimisht gruan, pastaj dy djemtë dhe më pas ka dalë në oborr dhe ka qëlluar veten në gojë./Gazeta Sinjali/

Makfire Zuka
Fetah Zuka
Hamdi Zuka
Arbër Zuka