image Nesër i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, 28-vjeçares që u vra nga burri i saj në Gjermani

Sociale

Nesër i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, 28-vjeçares që u vra nga burri i saj në Gjermani

news image

Nesër, më datë 26 maj do t’i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, gruas e cila ditë më parë u privua nga jeta nga burri i saj në  Aachen të Gjermanisë.

Familjarët e së ndjerës kanë njoftuar për detajet e ceremonisë mortore.

E ndjera do të varroset nesër në varrezat e fshatit Zasellë, në ora 14:00.

Besmir Ademi nga Komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij, Jetmira Beka.

Sipas familjarëve të viktimës, i dyshuari vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.

/GazetaSinjali/