image Ky është burri që dyshohet se vrau gruan, dy djemtë e më pas veten sonte në Viti

Siguri

Ky është burri që dyshohet se vrau gruan, dy djemtë e më pas veten sonte në Viti

news image

Fetah Zuka dyshohet se sonte rreth orës 18:00 me një armë të shkurtër, revole, ka privuar nga jeta gruan e tij, Makfiren, dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka, e më pas edhe veten, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi se çifti Zuka kishte pasur mosmarrëveshje mes tyre dhe kishin filluar diskutimet për divorc.

Fetahu kishte shtënë me armë zjarri duke lënë të vdekur fillimisht gruan e tij, pastaj dy djemtë brenda shtëpisë.

Fetah Zuka

Ai kishte dalë nga shtëpia pasi që kishte kryer vrasjet dhe në një distancë prej 15 metrash nga vendi i ngjarjes kishte qëlluar veten në gojë./Gazeta Sinjali/