image “Unë ty kam për të të vrarë me duart e mia" - vëllai i 55-vjeçarit zbulon sherret në familjen Mullalli

Shqipëri

“Unë ty kam për të të vrarë me duart e mia” – vëllai i 55-vjeçarit zbulon sherret në familjen Mullalli

news image

Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 29 korrik të këtij viti, tronditi Shqipërinë. 55-vjeçari, Gjergji Mullalli vrau gruan e tij, Luizën të cilën më pas e hodhi në gropën e ujërave të zeza pranë banesës së saj. Mullari vrau më pas dhe veten. I njëjti kishte bërë vetëvrasje para syve të Policisë, të cilët edhe i kishte sulmuar para aktit.

E për këtë ngjarje të rëndë, rreth 11 ditë më vonë kanë folur vëllezërit e Mullarit, të cilët treguan detaje nga kjo ngjarje.

Siç u shprehën Gazmond dhe Arben Mullalli, Luiza është diagnostikuar në vitin 2006 për depresion psikotik dhe që prej atëherë kurohej, ndërsa Gjergji kohët e fundit jetonte në kushte të vështira.

“Ajo nuk merrte udhë në asnjë krahë. Në 2006 kur është marrë nga doktoreshë Athanasia Kazantaza, u diagnoztifikua me depresion psikotik. Unë i kam thënë vëllait kujdes”, tha Gazmondi.

Gazmondi shtoi se nga zënkat e të vëllait dhe bashkëshortës së tij, ai shkoi të merrte trajtime edhe në spital.

“Kam qenë në Greqi dhe kur erdhi një pasdite u kacafyt me vëllanë dhe kam vajtur në spitalin më të ndyrë të Greqisë. Më kanë mbajtur një javë atje”, tha ai.

“Po të ishin edhe tre Gjergji të tjerë do ishin çmendur me atë grua”, shtoi Arbeni.

Po ashtu, ata në studio televizive treguan mesazhe që vajza e autorit të këtij krimi ia kishte dërguar babait, ku ajo e kërcënonte se do ta vriste.

“Unë ty kam për të të vrarë me duart e mia. Varrin do të hap dhe do të mbuloj me dhe vetë. Gjej vrimë ku të futesh se po vij. Tashi nis lufta. Do të bëj të vdesësh, edhe ty, edhe tët bir. Do ta fus brenda”, tha Gazmondi.

Mes detajeve tjera, Gazmondi i përlotur kërkoi të mos ofendohej vëllai i tij, pasi siç shprehet ai, ka shumë shpifje e deformim të kësaj historie.

“Vëllai im ikte si mos më keq, rrugëve, ngrënë e pa ngrënë. Kur pashë që këta shpifjet që po bëjnë disa plehra. Nga ky televizion i nderuar, unë u them të gjithë miqve, të gjithë ata që më dërguan mesazhet e tyre të ngushëllimit, i uroj shëndet, mbarësi në familjet e tyre, por të njëjtën gjë edhe atyre që më ofenduan vëllain tim të vdekur në momentet e fundit pa ditur realitetin. O shqiptarë, mos gaboni more”, tha ai.

https://www.facebook.com/tvklanvideo/posts/pfbid02me8kUo5md9NQkR7tCxapYzRwK3K4WQHvwWhqc532GNwujLYoF7SaPfehc6NG3uuGl?cft[0]=AZVuQdRa3FGcVpCyxmeY1YO7SlY1eKQdfTEFPLu0rGT05kKoaCCvja0zItEWHrP_gWn8km6o_R2YDVopbbTLIUybkagpcwBaQUELjrRRif6WT5A6MkulvhEK95ReY6CQ44rr67Melzu-TO5rYHuxVyiqxQM2WR2MzlMOTNuWroYQM4DAXOB7XL7kYAdGZ0mERYQ&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/