image Nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë rikthehen sot në bankat shkollore

Arsim

Nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë rikthehen sot në bankat shkollore

news image

Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (ShFMU) “Pavarësia” në Prishtinë do të kthehen sot në bankat shkollore, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu thuhet në njoftimin e kësaj shkolle. Sipas këtij njoftimi, kushtet në këtë shkolle tani janë më të mira, pasi që thuhet se janë bërë investime dhe punë të rëndësishme.

“Nxënës të dashur, prindër dhe mësimdhënës të nderuar! Nesër, do të kthehemi në shkollë për të vazhduar procesin edukativo-arsimor, sipas skenarit A dhe orarit mësimor. Po e vazhdojmë punën në kushte shumë më të mira ngase janë bërë investime dhe punë të rëndësishme, për të krijuar ambient sa më të përshtatshëm pune”, thuhet në njoftimin e djeshëm të shkollës.

Për rikthimin nxënësve të kësaj shkolle në bankat shkollore ka shkruar edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Përfundoi renovimi i tualeteve dhe gëlqerosja e SHFMU “Pavarësia” gati për rifillim të mësimit në skenarin A të martën, në kushte shumë më të mira. Shëndet për nxënësit, stafin e shkollës dhe punë të mbarë”, ka shkruar Shala./Gazeta Sinjali/