image Nusja me të vëllain rrahën fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj në Prishtinë

Kosovë

Incident/ Nusja me të vëllain rrahën fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj në Prishtinë

news image

Në dhunë fizike ka shpërthyer miqësia e dy familjeve gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se ajo bashkë me të vëllain janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, vjehrri dhe dy persona të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Po ashtu në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se të dyshuarit nuk janë gjetur në shtëpi, me përjashtim të bashkëshortit i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ajo dhe vëllai i saj mashkull K/Shqiptar ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar. Si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit nuk janë hasur në shtëpi  nga njësitë policor që ju ka përgjigj rastit. Lidhur me rastin me datën 24.12.2019 është arrestuar njëri prej të dyshuarve bashkëshorti i viktimës i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/