image Nuk respektuan orarin dhe distancën, 10 persona në Ferizaj luajnë bixhoz në një lokal

Kosovë

Policia/ Nuk respektuan orarin dhe distancën, 10 persona në Ferizaj luajnë bixhoz në një lokal

news image

Dhjetë persona janë shoqëruar për në stacionin policor në rajonin e Ferizajt pasi të njëjtit janë hasur duke luajtur bixhoz në një lokal.

Në fshatin Slivovë të Ferizajt, Policia ka konfiskuar një numër të madh të zhetonëve dhe të letrave të bixhozit.

Të dyshuarit gjithashtu nuk kanë respektuar distancën sociale dhe orarin për qarkullim të lirë në kohë pandemie.

Me vendim të prokurorit pronari i lokalit është dërguar në mbajtje kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/