image Nuk mjaftojnë 35 golat e shënuara, Lewandowski mposhtet në garën e lojtarit të sezonit në Bundesliga

Futboll

Nuk mjaftojnë 35 golat e shënuara, Lewandowski mposhtet në garën e lojtarit të sezonit në Bundesliga

news image

Christopher Nkunku ka mposhtur Robert Lewandowski për t’u emëruar lojtari i sezonit i Bundesligës 2021-22, me yllin e RB Leipzig duke e lënë pas sulmuesin e Bayern Munichut.

Nkunku, i cili fitoi katër çmimet e Lojtarit të Muajit gjatë një sezoni të shkëlqyer në ligë, gjithashtu mposhti yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland për çmimin kryesor.

Çmimi, i cili u inaugurua për sezonin 2018-19, vendoset nëpërmjet votave të tifozëve të ekipit të sezonit të Bundesligës, si dhe nga klubet dhe një panel ekspertësh.

Francezi kishte shifra mahnitëse në Bundesliga këtë sezon, me 20 gola dhe 15 asistime në 34 ndeshje.

/GazetaSinjaliSport/