image "Nuk janë pastruar që një muaj"/ Rruga në Gjakovë e mbushur me mbeturina

Sinjalizime

“Nuk janë pastruar që një muaj”/ Rruga në Gjakovë e mbushur me mbeturina

news image

Në Kosovë, pamjet e rrugëve të mbushura me mbeturina nuk janë të rralla, pothuajse ato shihen në çdo cep të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kompania e pastrimit ndonëse është kontraktuar me qytetarët për të marrë mbeturinat për çdo muaj, por në rrugën “ Yllka Domi” në Gjakovë nuk po ndodh e njëjta, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa pamje të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se përveç se kontejneri është i mbushur, mbeturinat qëndrojnë edhe pranë tij në cep të rrugës.

Sipas sinjalizuesit, këto mbeturina nuk janë larguar që një muaj nga kompania e pastrimit “Çabrati”.
/GazetaSinjali/