Sipas Marca, Real Madridi nuk do t’i ofrojë kontratë të re Marco Asensio-s dhe kërkon 30 milionë euro për ta shitur atë në verë.
Marrëveshja e spanjollit në Santiago Bernabeu përfundon në qershor 2023 dhe sipas gazetës spanjolle, ai nuk ka marrë një ofertë për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Madrilenët e vlerësojnë yllin e tyre në 30 milionë euro, kështu që ata ose mund ta shesin atë në verë ose ta shohin të largohet si transferim i lirë brenda një viti.
Asensio është një nga objektivat e Milanit për krahun e djathtë dhe sipas raportit, kampionët e Serisë A janë aktualisht klubi më i interesuar për të siguruar shërbimet e tij.
Skuadrat e Premierligës po ndjekin gjithashtu reprezentuesin spanjoll dhe Arsenali besohet të jetë ndër klubet e interesuara. Agjentët e mëparshëm të Asensio zbuluan në prill se Topçinjtë ishin të interesuar për nënshkrimin e tij.
26-vjeçari ndryshoi përfaqësuesen e tij disa javë më vonë, duke zgjedhur Jorge Mendes. Agjenti portugez është takuar së fundmi me drejtorët e Real Madridit, të cilët thuhet se kanë konfirmuar vendimin e tyre për të mos i ofruar klientit të tij një kontratë të re.
Asensio nuk është objektivi i vetëm i Milanit për krahun e djathtë pasi kuqezinjtë po monitorojnë gjithashtu Hakim Ziyech të Chelseat dhe Noa Lang të Club Brugge.