image Nuk e vendosi maskën dhe u tregua arrogant, Policia merr masa ndaj një personi në Gjakovë

Siguri

Nuk e vendosi maskën dhe u tregua arrogant, Policia merr masa ndaj një personi në Gjakovë

news image

Dje në rrugën UÇK në Gjakovë, një person nuk ka respektuar urdhërat e policisë për ta vendosur maskën, me ç’rast policia ka hasur në rezistencë.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali persona të pranishëm në ngjarje.

Ndërkohë, burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë kanë njoftuar se personi është arrestuar.

Sipas tyre, gjatë shqiptimit të dënimit të gjobës personi në fjalë është treguar arrogant dhe është dashur të arrestohet si pasojë e sjelljeve të tij.

/Gazeta Sinjali/