image Notat e lojtarëve në fitoren e Milanit ndaj Juventusit, Tomori i hatashëm

Futboll

Notat e lojtarëve në fitoren e Milanit ndaj Juventusit, Tomori i hatashëm

news image

Juventusi u përball me Milan në derbin e xhiros së 35-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

“Bianconeri” ishte nikoqir i “Rossonerit” në ballafaqimin direkt për pozitën e katërt, që u fitua nga mysafirët me rezultat 0-3.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Brahim Diaz realizoi gol të bukur pas daljes së gabuar nga portieri vendas.

Më pas në minutën e 78-të realizoi një gol edhe më të bukur Ante Rebic, pastaj Tomori shënoi golin e fundit në të 82-ën.

Me këtë fitore Milani kalon Juventusin dhe ngritët në pozitën e tretë me 72 pikë, ndërsa Juventusi zbret në pozitën e pestë me 69 sosh.

Mbrojtësi anglez Fikayo Tomori përpos goli ishte edhe lojtari i ndeshjes duke e pasur notën 8.5, ndërsa futbollisti më i dobët në ndeshje ishte Federico Chiesa me notën 6.2.

Dy yjet Cristiano Ronaldo (6.4) dhe Zlatan Ibrahimovic (6.8) nuk ishin në ditën e tyre.

Notat e futbollistëve në këtë dominim nga skuadra e “kuqezinjve”:

/Gazeta Sinjali Sporti/