image Notat e lojtarëve: Milan 1-2 Atletico Madrid/ Kessie me vlerësimin më të dobët

Futboll

Notat e lojtarëve: Milan 1-2 Atletico Madrid/ Kessie me vlerësimin më të dobët

news image

Milan është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve, raporton Sinjali Sport.

Los Colchoneros fituan me përmbysje dhe me golat e minutave të fundit 1-2.

Milani ishte duke fituar nga minuta e 20-të nga goli i Rafael Leaos, mirëpo kartoni i kuq i Franck Kessie, ndikoi në lojë.

Madrilenët rikthyen rezultatin në favor të tyre me golat e Griezmann në minutën e 84 dhe të Suarez nga penaltia në minutën 97-të.

Kjo ishte fitorja e parë në grup për skuadrën e Simeones, të cilët renditen me katër pikë në pozitën e dytë, kurse Milan ende kërkon pikët e para në fund me zero pikë.

Pas përfundimit të këtij takimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve nga “Sofa Score”.

Brahim Diaz u vlerësua me notën më të lartë 7.5 në këtë ballafaqim, derisa Antoine Griezmann pas inkuadrimit në minutën e 61-të, bëri një ndeshje të mirë me të cilën u vlerësua më së larti te mysafirët 7.4.

Kartoni i kuq i Kessies ia prishi planet rossonerëve, pasi edhe u detyrua edhe të mbrohej, e me këtë rast mesfushori kishte notën më të ultë 4.8.

Milan – Atlético Madrid Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/