image Notat e lojtarëve: Milan 0-1 Napoli, Rrahmani lojtari i ndeshjes

Futboll

Notat e lojtarëve: Milan 0-1 Napoli, Rrahmani lojtari i ndeshjes

news image

Napoli ka shënuar fitore të madhe ndaj Milanit në derbin e javës në Serie A.

Skuadra mysafire arriti fitore minimale në San Siro me rezultat 0-1.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në pjesën e parë të takimit më saktësisht në minutën e 4’të me futbollistin maqedonas, Elif Elmas.

Kessie shënoi gol në minutën e 89’të për të barazuar rezultatin, por goli u anulua për offside.

Pas ndeshjes faqja e njohur për vlerësime, ‘SofaScore‘, ka bërë vlerësimin e lojtarëve.

Amir Rrahmani ishte lojtari më i mirë në ndeshje duke u vlerësuar me notën 7.7.

Milan – Napoli Live Score

 /Gazeta Sinjali Sporti/