image Notat e futbollistëve: Milan 1-1 Inter/ Mysafirët kanë lojtarin dhe dështimin e ndeshjes

Futboll

Notat e futbollistëve: Milan 1-1 Inter/ Mysafirët kanë lojtarin dhe dështimin e ndeshjes

news image

Ka përfunduar edhe derbi i javës në elitën e futbollit italian, shkruan Sinjali Sport.

‘Derby Della Madonnina’ është mbyllur pa fitues, ku rezultati përfundimtar është 1-1.

Hakan Calhanoglu e hapi takimin, duke shënuar ndaj ish skuadrës përmes penaltisë në minutën e 11-të.

Megjithatë nuk shkoi shumë dhe Milani barazoi me autogolin e minutës së 17-të nga Stefan de Vrij.

Interi kishte mundësinë të kalonte në avantazh në minutën e 27-të, por nga pika e bardhë nuk ishte i saktë Lautaro Martinez.

Rossoneri me barazim arrin në kuotën e 32 pikëve dhe është në vendin e dytë duke e ndarë kreun me Napolin që po ashtu ka aq pikë, por për shkak të golaverazhit është lideri.

Përderisa në anën tjetër, Nerazzurri me 25 pikë e mban pozitën e tretë.

Pas përfundimit të ndeshjes, janë publikuar notat e futbollistëve nga sajti ‘Sofa Score’.

Edhe lojtari i ndeshjes edhe dështimi ishin nga radhët e Interit, ku Hakan Calhanoglu u shpall më i miri me notën 8.1, kurse Lautaro Martines me notën 6.1 ishte me notën më të dobët.

Nga radhët e Rossonerit, mbrojtësi Fikayo Tomori u vlerësua më së larti me notën 7.2, kurse Brahim Diaz me më të ulëtën 6.5.

Milan – Inter Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/