Liverpooli mposhti Milanin në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.
Skuadra e Klopp ka triumfuar me përmbysje ndaj ekipit të Piolit me shifrat 3-2.
Kjo supersfidë nga fillimi deri në fund ishte e zjarrtë.
Vendasit dominuan me raste, ku edhe shënuan të parët me anë të Trent Alexander Arnold.
Më pas Mohamed Salah humbi një penalti, kështu që vendosi ligji i pa shkruar i futbollist, me skuadrën rossonere që e përmbysi rezultatin me golat e Ante Rebic dhe Brahim Diaz, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi.
Të kuqtë në pjesë të dytë vazhduan të dominojnë, veçse kësaj here duke i konkretizuar me gol dy raste.
Salah shënoi për barazim, kurse kapiteni Henderson u bë heroi me një gol të bukur, duke u mbyllur çështja e golave.
Liverpooli kryeson tashmë në grup, kurse Atletico Madrid dhe Porto i ndajnë pikë.
Heroi i anglezve, Jordan Henderson, ishte edhe më i dalluari në ndeshje me notë 7.7, derisa më i dobëti ishte anëtari i Milanit, Saelemaekers me notën 6.2.
Notat e të gjithë futbollistëve që luajtën janë këto: