Nesër në Kosovë pritet të ketë ulje të temperaturave. Siç njofton Prishtina Weather, kjo e diel do të jetë më e freskët, ndërsa në viset malore mund të ketë edhe reshje bore.
Temperatura minimale pritet të shënojnë 6 gradë Celsius, derisa ato maksimale mund të arrijnë deri në 12 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm pritet edhe në fillim të javës së ardhshme, derisa ngritje temperaturash priten në mes-javë.
“Të dielën më freskët, vranësira të shpërndara, pasdite mundësi për riga lokale shiu, viseve malore mbi 1500m mundësi për ndonjë rrebesh bore. Java e ardhshme kryesisht kthjellët dhe me diell, pa të reshura. Në fillim të javës orëve të mëngjesit ftohtë, viseve të ulëta mundësi për mjegull dhe ngrica. Në pjesën e dytë të javës më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 20C”, njofton PW. /Gazeta Sinjali/