E mbani mend Yohann Gourcuff? Sigurisht, duket një emër i çuditshëm, por që dikur, kur u transferua te Milani, u mendua si një ndër talentet më të mëdha të Francës, i cili “teorikisht” duhet të pasonte Ricardo Kaka, por mesfushori vetëm sa e pasoi në fushë me praninë e tij.
Sot, 33 vjeç, ka harruar futbollin dhe luan tenis në Francë dhe po fiton disa ndeshje.
Kontrata e fundit, e tij ishte te Dijon, sezonin e shkuar. Tashmë, pa skuadër.
Milani e bleu nga Rennes në vitin 2006 për 5 milion euro, teksa Gourcuff ka edhe një Champions të fituar, atë në Athinë, pikërisht në sezonin e parë kuqezi./Gazeta Sinjali/