image Njëri nga personat e therur me thikë në Pejë është në gjendje të rëndë - Sinjali

Njëri nga personat e therur me thikë në Pejë është në gjendje të rëndë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje me thika që ka ndodhur rreth orës 14:45 në lagjen “Fidanishte”, në Pejë, gjatë së cilës mbetën të lënduar dy persona.

Nga Spitali Rajonal i Pejës i kanë thënë Sinjalit se njëri nga personat e lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Po, mund ta konfirmoj që dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, njëri nga ta është në gjendje të rëndë. Për momentin janë nën përkujdesin e ekipit kujdestar”, tha për Sinjalin zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.

Dy të lënduarit janë të moshës 26 dhe 23 vjeçare./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin