image Përleshje me thika në Pejë, lëndohen dy persona

Siguri

Përleshje me thika në Pejë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar gjatë një përleshje me thika që ka ndodhur sot në lagjen “Fidanishte”, në Pejë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 14:45 ka ndodhur rasti. Dy persona të lënduar, janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, sipas mjekut. Në vendin e ngjarjes janë njësitet policore”, tha ai./GazetaSinjali/