image Ukrainasit përballen me gjashtë orë pritje për evakuim nga Dnipro

Botë

Ukrainasit përballen me gjashtë orë pritje për evakuim nga Dnipro

news image

Në stacionin hekurudhor Dnipro, ukrainasit përballen me të paktën gjashtë orë pritje në dëborë dhe të ftohtë për të hipur në një tren evakuimi që shkonte drejt perëndimit.

Shumë prej tyre filluan të rrinë në radhë në orën 08:00 me kohën lokale, duke përfshirë edhe familje nga vetë Dnipro, të cilët e shohin luftën duke u zvarritur më pranë tyre dhe duan të dalin jashtë sa të munden, raporton BBC.

Disa ditë më parë, në platformat këtu pati skena kaotike, teksa njerëzit u futën në karroca.

Tani, ka një radhë të rregullt që shtrihet për orë të tëra përgjatë sheshit. Vullnetarët mbërritën më herët me gota oriz të nxehtë dhe feta bukë.

Ka familje të tëra në radhë për trenin, por policia largoi burrat në moshë luftimi dhe u tha të paraqiteshin për luftim.

/GazetaSinjali/