image Një veturë bëhet shkrumb e hi në një parking në Gjakovë

Siguri

Një veturë bëhet shkrumb e hi në një parking në Gjakovë

news image

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 11:00 në afërsi të spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se vetura është djegur në parking.

Sipas Gjurkajt, nuk ka persona të lënduar e as veturat që ishin përreth nuk kanë pësuar dëme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, zjarrfikësit dhe inspektori për parandalimin e zjarreve.

/GazetaSinjali/