image Një vajzë në Prishtinë sulmohet fizikisht nga nëna dhe tre vëllezërit

Siguri

Një vajzë në Prishtinë sulmohet fizikisht nga nëna dhe tre vëllezërit

news image

Në fshatin Makovc të Prishtinës ka ndodhur një dhunë familjare, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmjen e vonshme të së mërkurës, ku një vajzë e ka thirrur Policinë për ta raportuar sulmin.

Sipas burimeve, ajo është sulmuar nga nëna dhe nga tre vëllezërit e saj e pastaj edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sinjali mëson se është iniciuar vepër penale ndaj të dyshuarve megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. /Gazeta Sinjali/