image Një lis bie mbi veturën e parkuar në afërsi të sheshit në Prishtinë (Foto)

Kosovë

Një lis bie mbi veturën e parkuar në afërsi të sheshit në Prishtinë (Foto)

news image

Pas pemës një tjetër lis është këputur dhe ka rënë mbi një veturë në afërsi të sheshit kryesor të Prishtinës, kjo ka ndodhur si pasojë e shiut të madh dhe erërave të forta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Fatmirësisht në veturën e parkuar nuk ka pasur njerëz brenda dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Gazeta Sinjali raportoi edhe për një tjetër pemë të këputur sot në Prishtinë, e cila po ashtu ra mbi një veturë.

Më poshtë shihni pamje nga vendi i ngjarjes të dërguara nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Në linkun e lajmit më poshtë mund të informoheni për lokacionin tjetër ku ndodhi incidenti i njejtë. /Gazeta Sinjali/