image Të shtëna me armë zjarri afër shkollës “Gjergj Fishta”, Policia has në një gëzhojë të shkrepur në rrugë

Siguri

Të shtëna me armë zjarri afër shkollës “Gjergj Fishta”, Policia has në një gëzhojë të shkrepur në rrugë

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Ernest Hemingway”, mbrapa shkollës “Gjergj Fishta”, në  Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se pasi Policia e ka marrë informacionin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç‘rast ka hasur në një gëzhojë në rrugë.

Nuk raportohet për persona të lënduar dhe si ka ndodhur ngjarja.

Sipas të njëjtave burime, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po bëhet nga patrulla policore.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit s’kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja.

/GazetaSinjali/