image Reagon Alba Morina pas raportimeve se janë gjuajtur me karriga me një zyrtare të FFK-së: Është e turpshme - Sinjali

Reagon Alba Morina pas raportimeve se janë gjuajtur me karriga me një zyrtare të FFK-së: Është e turpshme

news image

Pak më parë u raportua se sot ka pasur një përleshje mes dy zyrtareve të FFK-së, Alba Morina dhe Maki Bajrami, shkruan Sinjali Sport.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Morina duke i quajtur këto raportime si shpifje.

“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Është e turpshme t’shpifet deri në këtë nivel!

  1. Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time!
  2. Teksa ndeshja Kosova-Gjermania u17 ka qene duke u zhvilluar në Prishtinë, une dhe një pjesë e ekipit kemi qene fizikisht në Podujevë, duke punuar në një tjetër ndeshje, Sloveni – Austri. Te bashkangjitura i keni edhe fotografite me ore e dite! Deshmi për t’ua demaskuar trillimet!
  3. Gjuajtet me karrike siduket ju shkojnë shumë për shtati nivelit tuaj shpifës, sepse një kreativitet i tillë s’më kishte shuar në mend ndonjëherë!
    Nuk e kam zakon të reagoj në të pavërteta si puna e “… e ka zyrën e madhe vet” sepse të gjithë ata qe na vizitojnë për punë e dinë qe jemi 3 persona që ndajmë një hapsirë!
    Por ama, ne kësi ore e kam me borxh t’a shkruaj këtë reagim sepse ma keni shqetësu familjen e shoqërine!
    Në vlugun e punëve tona, shpifjet e tilla kanë për qëllim vetëm destabilizimin, keqinformimin, shpifjen e tërheqjen e vëmendjës nga punët e mira!
    Hajde informoni pak cili është roli i gruas në futboll? Sa vajza jemi të përfshira në organizimet e ndeshjeve ndërkombëtare? Cila është hapsira që na është krijuar? Çka saktësisht ne punojmë?!
    Apo këto përgjigje ju prodhojne lajme të ndritura që nuk ku shkojnë për shtati!
    Turpi e gënjeshtra s’paska kufi…!

/GazetaSinjaliSporti/


Shpërndaje artikullin