image Gjuajti me armë për t'i frikësuar fqinjët sepse kishin raporte të këqija, arrestohet gjakovari

Siguri

Gjuajti me armë për t’i frikësuar fqinjët sepse kishin raporte të këqija, arrestohet gjakovari

news image

Një rast i çuditshëm ka ndodhur sot në fshatin Palabardhë të Gjakovës, ku një 57-vjeçar, me inicialet N.Gj., ka gjuajtur me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj tha për Sinjalin se i dyshuari ka pohuar se ka shtënë me armë për t’i frikësuar disa fqinj me të cilët kishte raporte të këqija.

Xhurkaj njoftoi se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë gjysmëautomatike dhe karikatori me 14 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit të njëjtë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.

/GazetaSinjali/