image Sherr mes disa personave në Pejë, i riu gjuan me armë në drejtim të një veture

Siguri

Sherr mes disa personave në Pejë, i riu gjuan me armë në drejtim të një veture

news image

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur dje në lagjen ‘Loxhë’ të Pejës, ku pati edhe gjuajtje me armë zjarri. Sinjali mëson se ngjarja ndodhi derisa dy palët ishin në vetura dhe u takuan në këtë lagje ku fillimisht patën një fjalosje.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se derisa dy të dyshuarit u takuan me vetura, njëri prej tyre ka gjuajtur me armë në drejtim të të dyshuarit tjetër, të cilin nuk e qëllon dhe ikë nga vendi i ngjarjes.

Policia është njoftuar menjëherë për rastin, ku dy patrulla të NJRSH-së kanë dalë në vendngjarje.

Dy të dyshuarit s’janë gjetur, teksa dy të dyshuarit e tjerë janë shoqëruar për në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit njëri nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë këtij rasti, dyshohet se kanë pësuar lëndime dy persona.

/GazetaSinjali/