image Një shqiptar në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sontme ndaj Milanit

Futboll

Një shqiptar në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sontme ndaj Milanit

news image

Giacomo Vrioni, është i përfshirë me skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sontme, që Zonja e Vjetër do ta luajë kundër Milanit në kuadër të Kupës së Italisë

Vrioni që është me prejardhje shqiptare iu bashkua Juventusit në janar të këtij viti, derisa luan vazhdimisht me skuadrën U-23, por sot është ftuar nga Sarri për ndeshjen kundër Milanit.

Juventusi pak më parë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për takimin me Rossonerët dhe aty figuron edhe meri i Vrionit.

Ndryshe, 21 vjeçari ka të zhvilluar edhe një ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë në kohën kur Panucci drejtonte Kuqezinjtë./ Gazeta Sinjali/