image Një person u rrëzua nga Pallati i Rinisë gjatë kohës sa po luhej ndeshja Kosovë- Angli

Siguri

Siguri/ Një person u rrëzua nga Pallati i Rinisë gjatë kohës sa po luhej ndeshja Kosovë- Angli

news image

Një incident ka ndodhur në Prishtinë gjatë kohës sa po luhej ndeshja Kosovë-Angli. Një person ka rënë në tokë nga hapësirat e objektit të Pallatit të Rinisë. Gazeta Sinjali mëson se ky person është rrëzuar aksidentalisht dhe për të njëjtin nuk është hapur rast në polici.

Personi që u rrëzua është ndihmuar nga qytetarët dhe policët që ndodheshin në vendin e ngjarjes në kohën kur ndodhi rasti.

Mësohet se ky person ka pësuar lëndime të lehta trupore. /Gazeta Sinjali/

Foto nga vendi i ngjarjes: