image Një person thyen me sëpatë xhamat e veturave të parkuara në Prishtinë

Siguri

Një person thyen me sëpatë xhamat e veturave të parkuara në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “dëmtim prone”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është hasur duke thyer me sëpatë xhamat e veturave në një parking në rrugën “Mehmet Pashë Deralla” në Prishtinë.

Sinjali mëson se vëllai i tij u ka thënë hetuesve policorë se i dyshuari është me sëmundje psikike, për çka edhe ka prezantuar raport mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/