image Një person nga Shqipëria arrestohet në aeroportin e Prishtinës

Siguri

Një person nga Shqipëria arrestohet në aeroportin e Prishtinës

news image

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në aeroportin e Prishtinës.

Siç njofton Policia, ai gjatë kontrollit të dokumenteve e ka prezantuar një letërnjoftim të falsifikuar të Rumanisë.

“Aeroporti  Prishtinës, 30.07.2020-21:00. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar letërnjoftimin e Rumanisë që dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali