image Një person në Prishtinë del nga vetura dhe i shkrep 21 plumba në ajër

Siguri

Një person në Prishtinë del nga vetura dhe i shkrep 21 plumba në ajër

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ishte si pasagjer, ka dalur nga vetura dhe ka shkrepur 21 plumba në ajër.

I dyshuari pasi shkrepi 21 plumba në Prishtinë mbrëmë pas mesnate, ka ikur në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të policisë, zyrtarë policorë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 21 gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/