image Një person gjen mjet shpërthyes në banesën e tij në Prishtinë

Siguri

Një person gjen mjet shpërthyes në banesën e tij në Prishtinë

news image

Një qytetar ka raportuar në polici se e ka gjetur një mjet shpërthyes në banesën e tij në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai kishte hasur në mjetin shpërthyes dje rreth orës 16:35, derisa po renovonte banesën e tij.

Gazeta Sinjali mëson se mjeti i dyshuar shpërthyes është Tromblon.

Ky mjet është tërhequr nga banesa, pa ndonjë incident nga Njësia për Deminim e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/