image Një person del para protestuesve për ta 'mbrojtur' xhaminë: Mos fotografo se ta thej për kreje

Kosovë

Një person del para protestuesve për ta ‘mbrojtur’ xhaminë: Mos fotografo se ta thej për kreje

news image

Te lokacioni ku kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë së re janë mbledhur disa qytetarët për ta kundërshtuar ndërtimin e saj.

Përballë qytetarëve që po protestojnë kundër ndërtimit të kësaj xhamie ka dalë edhe një person “për ta mbrojtur xhaminë”. Ai ka pasur replika me tension me njërin nga protestuesit, duke i thënë të mos e fotografojë, ose “ta thej për kreje”, raporton Gazeta Sinjali.

“Hej mos qit në fotografi. Mos fotografo”, tha fillimisht ai.

“Po pse je dalë aty o vëlla?”, ia ktheu protestuesi.

“Unë kam dalë për me e mbrojtë xhaminë, s’jam dale për me të ba reklamë ty”, iu përgjigj personi që po qëndronte krah policëve.

“Për inati du me të qitë në fotografi”, i tha protestuesi.

“Për inati ta thej për kreje a. Për kreje ta thej”, e kërcënoi ai.

Këtu ndërhyri një polic, duke i kërkuar këtij të fundit që të qetësohet.

“Qetë po po provokon. Pse s’po e ndalë? Po e lypi të drejtën tem. Mos më fotografo”, i tha ai njërit prej policëve. /Gazeta Sinjali

???????? Protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

???????? Protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Posted by Sinjali on Wednesday, July 22, 2020