Aston Villa ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së tyre që është planifikuar ta zhvillojnë të dielën kundër Evertonit.
Kjo pasi që disa futbollistë të Aston Villës janë infektuar me koronavirus, transmeton Sinjali Sport.
Mirëpo, vendimi për shtyrjen e ndeshjes nuk është marrë ende.
Gjatë kësaj jave janë ndërprerë edhe disa ndeshje të tjera në Premier Ligë për shkak të COVID-19.