image Një i mitur në Gjakovë pëson vetaksident me motoçikletë

Siguri

Një i mitur në Gjakovë pëson vetaksident me motoçikletë

news image

Një i mitur në Gjakovë ka pësuar një vetaksident me motoçikletën e tij, me ç’rast ka mbetur i lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, ka dhënë detaje për Gazetën Sinjali.

“Rreth orës 18:40, në rrugën “Shefki Shasivari” në Gjakovë, një motoçiklist i moshës së mitur ka pësuar vetaksident, ku si pasojë e këtij aksidenti gjatë rrëshqitjes zvarrë, godet këmbësoren në cep të rrugës dhe i shkakton frakturë në dorë. Për rastin është njoftuar dhe prokurori. Rasti është nën hetime”, tha Xhurkaj për Sinjali. /Gazeta Sinjali/