image Një i arrestuar në Gjakovë për sulm seksual

Siguri

Një i arrestuar në Gjakovë për sulm seksual

news image

Në Gjakovë është arrestuar një person pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një femre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mësoi nga burimet se sulmi ka ndodhur në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, derisa i dyshuari e ka sulmuar seksualisht një femër.

Sinjali mëson gjithashtu se viktimës i është ofruar tretman  mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/