image Një grua tenton të vetëvritet me barna në Ferizaj

Siguri

Një grua tenton të vetëvritet me barna në Ferizaj

news image

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar sasi të tepruar të barnave, mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë bërë të ditur se motivi i tentim vrasjes ka qenë një mosmarrëveshje që gruaja e ka pasur me bashkëshortin e saj.

Këto burime kanë bërë të ditur se ajo është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e këtij qyteti.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me policinë e këtij rajoni për këtë rast, por nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/