image Një fëmijë bie poshtë nga kati i banesës në Prishtinë

Siguri

Një fëmijë bie poshtë nga kati i banesës në Prishtinë

news image

Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, mesditën e sotme, rreth orës 12:25, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën ‘Kasem Haxhimurati’ në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi  e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu, janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/