image Një 30-vjeçar arrestohet në Prishtinë, Policia i gjeti kokainë

Siguri

Një 30-vjeçar arrestohet në Prishtinë, Policia i gjeti kokainë

news image

Gjatë pasdites së djeshme, Njësitet e Policisë se Kosovës kanë ndaluar një person në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të 30-vjeçarit, atij i është gjetur në kuletë një sasi e vogël e substancës narkotike, që dyshohet se është kokainë.

Siç mëson Sinjali, substanca narkotike është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/